Вход на сайт

Просмотр новости

Найдите то, что Вас интересует

NGA GRETA BARDELI GJONI – Për Kosovën nuk ka dhe nuk duhet patur kurrë, asnjë ekuivok…

Дата публикации: 11-08-2026 10:13:21

Ky artikull u publikua fillimisht në ShkodraWeb:
NGA GRETA BARDELI GJONI – Për Kosovën nuk ka dhe nuk duhet patur kurrë, asnjë ekuivok…
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Serbia duhet ta njohë këtë realitet dhe çdo përpjekje për ta
Lexoni lajmin e plotë në ShkodraWeb: NGA GRETA BARDELI GJONI – Për Kosovën nuk ka dhe nuk duhet patur kurrë, asnjë ekuivok…


Основное содержимое страницы с новостью.

greta bardeli 2026

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Serbia duhet ta njohë këtë realitet dhe çdo përpjekje për ta trajtuar atë, edhe për shkak të problemeve brenda Beogradit, si pjesë të territorit serb është e papranueshme. Në këtë pikë, çdo institucion shqiptar duhet të flasë me një zë.
Por Edi Rama nuk mund të paraqitet sot si gardiani i madh i interesit të Kosovës vetëm sepse përpiqet të duket interesant në formatin X.
Diplomacia nuk matet me numrin e batutave që bëhen virale. Matet me qëndrimet që mban kur kamerat janë fikur, me aleancat që ndërton dhe me vijën politike që ndjek për vite me radhë.

Për vite, Rama e ndërtoi protagonizmin e tij rajonal mbi afrimitetin personal me Aleksandar Vuçiçin, mbi spektaklin e “Ballkanit të Hapur” dhe mbi idenë se ai mund të ishte ndërmjetësi i madh i rajonit. Në atë kohë, shumë prej shqetësimeve që vinin nga Prishtina trajtoheshin si pengesë për projektet e tij politike.

Sot, papritur, kryeministri shqiptar zbulon “folklorin politik të Beogradit”. U kthye në realitet zoti Rama??!!

Serbia nuk e ka njohur Kosovën dje dhe nuk e mohoi për herë të parë sot. Narrativa e “Kosovës dhe Metohisë”, pretendimet mbi territorin dhe burimet e Kosovës dhe fantazma e përhershme e “Shqipërisë së Madhe” kanë qenë prej vitesh pjesë e diskursit politik serb.
Prandaj Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër që herë shfaqet si miku më i afërt i Vuçiçit me gotën e verës në tavolinë, dhe herë si kundërshtari i tij më i fortë në X.

Shqipërisë i duhet një politikë e jashtme e qëndrueshme dhe strategjike.
Në mbështetje të Kosovës.
Në koordinim me institucionet e Kosovës.
Në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të saj.
Dhe në përputhje të plotë me aleatët tanë euroatlantikë.
Kosova nuk është skenografi për protagonizmin personal të askujt.
As për Beogradin.
As për Tiranën.
Kosova është Republikë.
Dhe mbështetja e Shqipërisë për të duhet të jetë politikë shtetërore, jo status vere i Edi Ramës.

Post navigation

Схожие новости

#Наименование новостиТональностьИнформативностьДата публикации
1NGA BARDH SPAHIA – Rama jepe dorëheqjen sepse përveç se hajdut banal je edhe antishqiptar i pafalshëm!05.9411-08-2026
2Vrhovni sud Kosova odbio žalbe, sutra potvrđivanje rezultata izbora0507-07-2026
3DOKUMENTET – Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2, kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj06.409-08-2026
4NGA LUÇIANO BOÇI – Projekti i PD- së për reformën territoriale i shërben qytetarit…08.3619-08-2026
5Kos: Komisija obnovila svoje preporuke Savetu da se otvori Klaster 3 u pregovorima sa Srbijom0507-07-2026
6МИД Сербии: Республика Сербская имеет право на независимость, если такое право дали Косову0030-04-2023
7Kosovë, U.D. Presidentja Haxhiu dekreton lirimin e shtatë prokurorëve të komunitetit serb nga detyra0521-07-2026
8“Ishte, është dhe do të mbetet iraniane”, Irani i përgjigjet presidentit Trump për Ngushticën e Hormuzit04.7815-08-2026
9From Grassroots to Policy – The Case for Kosovo07.605-08-2026
10СМИ: спецназ непризнанного Косова обстрелял сербский автомобиль0011-04-2023

Классификация: Международные. Схожих патентов: 0. Схожих новостей: 10. Тональность: 0. Информативность: 5.78. Источник: www.shkodraweb.com.